Inzaghi: “Duam të ëndërrojmë përsëri për t’u dhuruar tifozëve tanë një tjetër gëzim”

16:41 | 18 Dhjetor 2023
D.H

Gjatë ditës së sotme në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e 1/8 së finales në Champions League.

Ky short ka prodhuar disa sfida interesante, një ndër to është dhe Inter-Athletico Madrid, shkruan Arbresh.info.

Pas shortit lidhur me këtë sfidë ka foluri trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Ai e ka cilësuar këtë ndeshje shumë të fortë ku theksoi se do të ketë dy përballje fantastike në dy stadiume të zjarrta.

“Do të shijojmë dy ndeshje fantastike. Do të përballen dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume shumë të bukura dhe me tifozë të jashtëzakonshëm” , tha ai.

Inzaghi shtoi se është i lumtur që po vazhdojnë të luajnë ndeshje të nivelit të lartë.

“Jemi të lumtur, sepse vazhdojmë të luajmë ndeshje kaq të rëndësishme në Evropë. Atletico ka zhvilluar dy finale në Champions gjatë 10 viteve të fundit”, theksoi Inzaghi.

Interi synon të bëjë mrekulli edhe këtë sezon.

“Ata kanë një traditë të madhe në këtë kompeticion, por jo më pak traditë ka Interi. Duam të ëndërrojmë përsëri për t’u dhuruar tifozëve tanë një tjetër gëzim”, potencoi trajneri zikaltër.

Teksa në fund foli pak edhe për trajnerin e klubit spanjoll DIego Simeone, me të cilin kanë luajtur se bashku tek skuadra e Lazios.

“Trajner i madh. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Diegon. Kemi fituar shumë së bashku, mbi të gjitha një titull kampion me Lazion, do kemi kohë të mendojmë për Atleticon dhe përgatitjen e dy ndeshje të mëdha ndaj tyre. Do të jenë dy beteja të zjarrta, do të punojmë fort që të jemi gati”, përfundoi Simone Inzaghi.

Sfida e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në Itali, në shkurt teksa ndeshja e kthimit luhet në Spanjë në muajin mars./Arbresh.info/

Të ngjashme