Në vitin 2009 u largua nga Strellci i Epërm i Deçanit duke emigruar në Belgjikë, ku korri një suksesshëm të jashtëzakonshëm duke arritur edhe majat këtë vit.
Ishte në moshën tetë vjeçare kur së bashku me familjen e tij u nis për një të ardhme më të mirë në Belgjikë duke filluar kështu të stërvitet në një klub boksi në Genk, shkruan portali arbresh.info.
Pas një intensiteti të madh e të vazhdueshëm dhe tetë vite ushtrime e fitore, Arburon Avdimetaj mori edhe titullin më të lartë në kategorinë e tij duke u shpallur kampion i Belgjikës këtë vit.
Në një intervistë për portalin Arbresh.info para meçit të sotëm në kuadër të turneut ndërkombëtar “”Lah Nimani” 2019 kundër boksierit prishtinas Donis Gashi, ndaj të cilit regjistroi gjithashtu fitore, Avdimetaj ka rrëfyer për sfidat si një emigrant e deri te suksesi i jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion i Belgjikës në kategorinë e tij.
Arbresh.info: Në çfarë moshe keni emigruar në Belgjikë?
Arburon Avdimetaj: Në moshën tetë vjeçare në vitin 2008.
Arbresh.info: Sa ka qenë e vështirë për ju e vështirë si një emigrant të merrni me boks në Belgjikë?
Arburon Avdimetaj: U kanë vështirë pak sepse nuk e kam ditur gjuhen, nuk e kam pasur asnjë shok atje, jetë të re domethënë, por tash i kom bo punët, kam bërë shokë dhe boksi është duke ecur mirë. Por, gjithmonë duhet më mirë.
Arbresh.info: Sa tituj i keni fituar deri tani?
Arburon Avdimetaj : I kam fituar disa lojë, por titullin më të madhin është Kampionati i Belgjikës, këtë vit jam ba kampion i Belgjikës.
Arbresh.info: A keni qenë ndonjëherë në Kosovë dhe cili është mendimi juaj për boksierët kosovarë?
Arburon Avdimetaj : Për mu rreh nuk jam kanë qenë hale, por tash është hera e parë dhe të shohim se çfarë ka.
Arbresh.info: Si po ndihemi kur jeni shqiptarë dhe përfaqësoni Belgjikën?
Arburon Avdimetaj : Me të dhënë drejt, interesant është kjo puna se kur pe dinë këta shqiptarët këtu se jam shqiptarë prej Belgjikës po thonë se pse nuk po rrehesh për Kosovën por nuk kam se çfarë të bëjë tash.
Abresh.info: A keni menduar ndonjëherë për me ndryshu, me përfaqësu Kosovën në boks?
Arburon Avdimetaj : Tash sa ja kam nis mu rreh unë me ekip të Belgjikës, të shohim në të ardhmen se çfarë bëjmë.
Arbresh.info: Kosova ka qenë shumë e suksesshme në boks në arenën ndërkombëtare me emra të mëdhenj, besoni se do të vazhdojë kjo?
Arburon Avdimetaj : Them se po, unë pash disa djemtë që janë shumë të fortë, ata munden me arritë gjithçka.
Arbresh.info: A keni ndonjë porosi për talentët tanë?
Ushtroni shumë fortë, ka edhe jashtë shteteve tjerë që janë shumë fortë, bëni sa më shumë që mundeni.
Arbresh.info: Ndonjë fjalë për kundërshtarin e sotëm?
Shumë sukses, nuk kam se çfarë të them tjetër.
Arbresh.info ka zhvilluar një intervistë të shkurtër edhe me trajnerin e tij Muhammed Snoussin, i cili ishte shumë i ngazëllyer me pritjen e ngrohtë që ka pranuar këtu.
Arbresh.info: Fillimisht, mirë se vjen në Kosovë, si ju po kaloni këtu?
Muhammed Snoussi: Është shumë mirë, kemi pasur një pritje shumë të ngrohtë dhe njerëzit janë shumë të shoqërueshëm dhe të gjithë skuadrat janë gjithashtu shumë të shoqërueshme me njëra-tjetrën, hoteli ishte shumë i mirë. Kemi pasur një stërvitje të mirë të premten kur kemi arritur, gjithçka ka shkuar në mënyrë perfekte.
Tani jemi këtu, në këtë kompeticion dhe shpresojmë për rezultat pozitiv.
Arbresh.info: Arburoni është kampion në vend tuaj, ndonjë fjalë për të?
Muhammed Snoussin : Fillimisht, i uroj atij fat. Është hera e parë që garon në turne ndërkombëtar nga Aiba, prandaj është hera e parë dhe ne duhet të shohim se si bënë dhe mendoj se qëllimi i parë është për të mësuar se në çfarë niveli është, nëse humb sot nuk është problem, ai është i ri dhe më pas mund të shohim se në çfarë niveli mund të arrijë për të bërë rezultate pozitive në të ardhmen.
Arbresh.info: Jeni të impresionuar me boksierët këtu?
Muhammed Snoussin : Nuk kam parë aq, por dje në stërvitje kam parë trajnerë shumë të mirë. Më ka pëlqyer stili që ju ka dhënë, shumë bazik, dhe të gjithë trajnerët kanë eksperiencë të mirë dhe më kanë pëlqyer trajnerët, kjo është e vërtetë./arbresh.info/
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...