Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso beson se lufta e tij me një sëmundje të syrit ka pasur një ndikim në ekipin që zgjati ndeshjet e tyre pa fitore në Serie A.
Napoli barazoi mbrëmë ndaj Torinos me rezultatin 1:1, për të shkuar në tri takime radhazi pa fitore, shkruan GazetaBlic Sport.
Gattuso pas takimit ka theksuar se po vuan shumë nga sëmundja, por nuk do të vdes.
“Sot po dal para mediave pa fashë në sy, sepse dua t’i them diçka të gjithë atyre fëmijëve që nuk u duket vetja i bukur: jeta është e bukur dhe duhet ta përballosh pa u fshehur. Kam lexuar që do të vdes brenda 10 ditëve, por jo s’do të ndodhë. Rrini të qetë, nuk do të vdes. Jam gjallë dhe do të mbijetoj. Vuaj nga miastenia prej 10 vitesh, është hera e tretë që më godet. Kësaj radhe ishte e goditje e fortë, por do të kalojë dhe syri do të shërohet. E kam të vështirë të qëndroj në këmbë, vetëm një i çmendur si unë mund të vazhdojë punën, por në jetë ka gjëra edhe më të këqija. Unë po bëj punën që më pëlqen dhe nëse do të mund të zgjidhja se si vdes, dua të vdes në fushë”, tha trajneri i Napolit.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...