Google ADS

Intervista e parë e Jose Mourinhos si trajner i Tottenhamit

19:27 | 20 Nëntor 2019
Arbresh Info

Jose Mourinho insiston se Tottenhami do të jetë në një pozitë ndryshe në fund të sezonit nga ajo që janë aktualisht në Premierë Ligë.

Ata janë aktualisht në pozitën e 14-të dhe kanë fituar vetëm tri nga 12 ndeshjet e para në sezonin 2019/20, transmeton portali arbresh.info. Kjo formë e keqe i kushtoi me punë Mauricio Pochettinos, i cili u shkarkua si kryetrajner pas pesë viteve e gjysmë në shërbim.

“Spursët” reaguan menjëherë duke emëruar ish trajnerin e Chelseas dhe Manchester United, Jose Mourinhon si trajner mbrëmjen e së mërkurë.

“Nuk mund të isha më i lumtur dhe nëse nuk do të isha ashtu siç jam, sigurisht nuk do të isha këtu”, ka thënë Mourinho në intervistën e parë si trajner i Tottenhami Hotspurit.

“Çfarë mund t’iu premtoj? Pasion – për punën time por gjithashtu pasion për klubin tim”

“Në lidhje me Premierë Ligën, ne e dimë se ku jemi tani dhe ne e dimë se nuk i përkasim këtij vendi”

“Në fund të sezonit do të shohim se ku do të jemi, por unë e di se do të jemi në një pozitë ndryshe nga ajo që jemi tani”

Portugezi gjithashtu shtoi se synon të punojë për të shkuar përpara me skuadrën e tij dhe sugjeron se do t’i dhurohet shans në fushë edhe lojtarëve të rinj.

“Më pëlqen vërtetë kjo skuadër edhe nëse shikojmë te lojtarët e rinj. Nuk ka ndonjë menaxher në botë që nuk i pëlqen të zhvilloj lojtarët e rinj dhe për t’i ndihmuar lojtarët e rinj që të zhvillohen”

“Akademia është gjithmonë me talenta që skuadra e parë ka nevojë”

Mourinho ka folur gjithashtu edhe për ditët kur “Spursët” ishin kundërshtar të tij dhe beson se stadiumi i ri i klubit është stadiumi më i mirë në botë.

“Është privilegj kur një trajner shkon te një klub dhe e ndjen atë lumturinë në lidhje me skuadrën që do të ketë”

“Të luash kundër Tottenhamit në White Hart Lane ishte gjithmonë vështirë por bukur”

“Ishte njëra nga vendet ku shkoja me pasion por gjithashtu me respekt”

“Unë gjithmonë kam folur për potencialin e klubit. Unë gjithmonë kam folur për kualitetet e lojtarëve”

“Kur ju thoni stadium i bukur, ju jeni shumë i përulur. Mendoj se ju duhet të thoni stadiumi më i mirë në botë”

“Kampi stërvitës është i dyti. Me gjasë kjo mund të krahasohet vetëm me disa kampe stërvitëse në futbollin amerikan”

Ndeshja e parë e Mourinhos në detyrë të “Spursët” është ajo ndaj West Hamit të shtunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme