Google ADS

Interit nuk fiton dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

23:02 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Interit ka marr vetëm një barazim me PSV duke mos përfituar nga barazimi i Tottenhamit ndaj Barcelonës.

Italianët e nisën shumë mirë ndeshjen ku kishin një rast të mirë me Ivan Perisic, që me gjuajtjen e tij qëlloi shtyllën në minutën e gjashtë.

Kjo iu hakmor menjëherë italianëve pasi një top i vjedhur nga Steven Bergëijn u kthye në asistim për Hirving Lozano që shënoi më kokë për 1-0.

Kjo ndodhi në minutën e 13-të.

Pas pësimit të golit Interit u hodh në sulm, por duke lënë shumë hapësira prara.

PSV rrezikoi disa herë nga kundërzbritjet, por që Handanovic ishte në vend në dy raste, e një herë nuk u qëllua kuadrati.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta Interi e nisi më mirë.

Në minutën e 49-të kishte rast të mirë Mauro Icardi, por goditjen e tij e priti Jeroen Zoet.

E portieri Zoet iu rikthye në makth për sulmuesit e Interit.

Valero dhe Brozovic gjuajtë në minutat 61 dhe 65, por pa sukses.

Interi shtoi forcat në sulm, kur u fut në lojë Keita dhe Lautaro Martinez.

E fal lojës sulmuese arriti të shënojë në minutën e 73-të. Matteo Politano harkoi bukur në zonë ku Mauro Icardi shënoi me kokë për 1-1.

Interi ra në lojë pasi pësoi gol dhe nuk arriti ta shënojë atë të fitore që do ta dërgonte në fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Zikaltërit do të luajnë në Ligën e Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme