Interi vazhdon me fitore, mposht Venezian

22:51 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Interi ka arritur fitore me rezultat 2-0 në udhëtim te Venezia në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Interit, por përkundër rasteve të krijuara, u shënua vetëm një gol.

Golin e vetëm brenda kësaj pjese e shënoi Hakan Calhanoglu në minutën e 34-të, i cili gjithashtu ishte një gol i jashtëzakonshëm nga distanca.

Në pjesën e dytë, skuadra e Simeone Inzaghit vazhdoi me lojë të mirë, duke krijuar edhe shumë raste tjera për shënim.

Megjithatë, përkundër rasteve, porta mbeti e paprekur deri në minutat shtesë.

Në minutat e fundit, Lautaro Martinez shënoi nga pika e bardhë për të vulosur fitoren e Interit me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Interi vazhdon renditjen në vendin e tretë me 31 pikë, vetëm një më pak se Milani dhe Napoli në dy vendet e para, ndërsa Venezia renditet në vendin e 15-të me 15 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme