Interi ka vazhduar rekordin e 100 për qind në Serie A duke mposhtur edhe rivalin e sotëm (e mërkurë).
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Antoine Conte ka siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme kundër Lazios në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga mesfushori anësor Danilo D’Ambrosio derisa po zhvillohej minuta e 23′ e ndeshjes.
Porta e Thomas Strakoshës u prek vetëm një herë gjatë kësaj ndeshje falë paraqitjes së tij të shkëlqyer duke i mohuar golat nikoqirëve në Giuseppe Meazza në disa raste gjatë pjesës së dytë.
Por, nga ana tjetër paraqitje shumë të mirë kishte edhe 35-vjeçari Samir Handanovic.
Me këtë fitore, Interi ka 15 pikë nga pesë ndeshje dhe qëndron në krye me dy pikë më shumë se Juventusi, ndërsa Lazio qëndron në pozitën e nëntë me shtatë pikë./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...