Rinovimi i kontratës së Marcelo Brozovic po vonon dhe Interi nuk ka ndërmend të presë gjatë.
Mesfushori kroat cilësohet si lojtar i rëndësishëm në pozitën e tij, teksa ndodhet në vitin e fundit të kontratës.
Kampionët e Italisë ofrojnë 4 milionë euro në sezon në kontratën e re, ndërsa 28-vjeçari vazhdon të kërkoj 6 milionë euro.
Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e klubit zikaltër ia kanë bërë të qartë lojtarit dhe agjentit të tij: Rinovimin brenda këtij viti ose largimin me parametra zero.
Shitja e tij në mërkaton e janarit ka rënë si opsion, pasi klubi do ta kishte të vështirë të gjente një zëvendësues të denjë të tij.
Nga ana tjetër, PSG dhe Atletico Madrid po monitorojnë me kujdes situatën dhe janë gati t’i ofrojnë parakontratë kroatit.
Brozovic është pjesë e Interi që nga vitit 2018, derisa sezonin e kaluar arriti të fitonte Serie A me “Nerazzurët”./Arbresh.info
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...