Google ADS

Interi transferon superyllin e Paris Saint-Germain

18:27 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Interi vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin e PSG-së, Javier Pastore.

Nerazzurët dëshirojnë të përforcohen në repartin e sulmit me ish mesfushorin e Palermos, pasi kanë humbur durimin me mesfushorin portugez, Joao Mario, i cili për asnjë moment nuk arriti të tregonte vlerën e tij.

Për të ardhmen e lojtarit ka folur edhe agjenti i tij,  Marcelo Simonian.

“Nuk kemi pasur asnjë negociatë me Interin, por poashtu ne nuk kemi biseduar me PSG për të ardhmen e lojtarit”, ka thënë agjenti i Pastores.Pastore kishte qenë pjesë e Serie A edhe në vitet e kaluara, por në vitin 2011 ishte transferuar në PSG-së për 42 milionë euro.

Pastore ka deklaruar disa herë se është i lumtur në Paris, por që do ta shikojë situatën e tij në afatin kalimtar të janarit. /arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme