Mesfushorit brazilian, Ramires, duket se i është dhënë drita e gjelbër për t’u bashkuar me Interin pasi skuadra e tij, Jiangsu Suning, ka ranë dakord për një marrëveshje huazimi.
Ramires ka kaluar dy vitet e fundit me klubin e Superligës Kineze, Jiangsu Suning, klubi i cili është në pronësi të pronarëve të Interit, por dëshiron të kthehet në futbollin e evropian.
Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja për të marrë ish-yllin e Chelseat, Ramires në San Siro mund të përfundojë në dy deri në tre ditët e ardhshme.
Interi pritet të jetë shumë aktiv gjatë javës së ardhshme të afatit kalimtar të transferimeve të janarit, duke sjell edhe ndonjë përforcim.
I pari që pritet të vijë është mbrojtësi i Benficas, Lisandro Lopez, ndërsa janë afër edhe me Rafinhan e Barcelonës. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...