Interi synon t’i kthehet fitores ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare – Debuton Young

11:41 | 26 Janar 2020
Arbresh.info

Interi dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të klubit nga Sardenja në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, i cili zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 12:30.

Ekipi i Antonio Contes vjen në këtë takim pas dy barazimeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në hap me liderin, Juventusin.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të tmerrshme me katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, kështu që do të ishin të kënaqur me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa te Interi debuton Ashley Young.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Young, Barella, Valero, Sensi, Biraghi; Lautaro, Lukaku;

Cagliari: Olsen; Farago, Walukiewicz, Klavan, Pellegrini; Nandez, Cigarini, Rog; Nainggolan, Joao Pedro; Simeone

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme