Interi ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit me rezultat 1 me 3 në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti nuk pati ndonjë problem për të siguruar tre pikët e radhës, shkruan arbresh.info.
Në minutat e parë të takimit skuadra vendase rrezikoi disa herë portën e Interit por portier Handonovic ishte i pa mposhtur.
Kur nuk shënon pëson është ligji i pa shkruar në futboll por që zbatohet më së shumti dhe këtë e pësoi Cagliari.
Interi kaloi në epërsi në minutën e 29 nëpërmjetë kapitenit Maurico Icardi, i cili u asistua nga Ivan Perisic.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesëve.
Në pjesën e dytë Interi morri kontrollin e ndeshjes dhe arriti ta dyfishojë epërsinë në minutën e 55-të.
Golin e shënoi rezervisti Marcelo Brozovic.
Loja me kalimin e kohës u bë edhe më interesant pasi Cagliari vendosi të sulmonte edhe më shumë.
Kështu e gjeti golin në minutën e 71 nëpërmjetë italianit Leonardo Pavoletti.
Por ky gëzim nuk zgjati shumë pasi Icardi kishte plane tjera, duke shënuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Interin në minutën e 83.
Interi me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 36 pikë ndërsa Cagliari me këtë humbje renditet në pozitën e 13- të me 16 pikë. /arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...