Google ADS

Interi shumë pranë transferimit të mbrojtësit gjerman

12:06 | 29 Dhjetor 2021
A. B.

Matthias Ginter ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach, ekip me të cilin luan prej verës së vitit 2017.

27-vjeçari gjerman (46 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren) ka lajmëruar largimin në fund të sezonit.

“Pas shumë negociatave dhe bisedimeve, unë kam vendosur të mos firmos rinovimin e kontratës që më përfundon në verë”, deklaroi qendërmbrojtësi, për të cilin interesohet Interi.

Mediet italiane shkruajnë se kampionët në fuqi e pëlqejnë shumë qendërmbrojtësin (Ginter mund të luajë edhe në mesfushë dhe krahun e djathtë të mbrojtjes).

Lojtari gjerman ka menaxher Gordon Stipic, i cili është edhe menaxheri i Hakan Calhanoglu, me të cilin drejtuesit e Interit kanë marrëdhënie shumë të mira.

Një gjë e tillë lehtëson arritjen e një marrëveshje, teksa Inzaghi do të ketë në dispozicion një lojtar cilësor për prapavijën në fund të sezonit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme