Interi shumë afër transferimit të talentit italian

17:13 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

 Interi kanë shfaqur interesim për Daniele Basellin e Torinos.

Sipas SportMediaset, klubi zikalter e dëshirojnë atë në formë të huazimit, kjo pasi ata nuk mund të blejnë lojtarët për shkak të rregullave të Fair Play Financiar.

Ditë më parë huazuan Lisandro Lopez nga Benfica, me të drejtë blerje për nëntë milionë euro gjatë verës.

Baselli në Giuseppe Meazza mund të ndodh vetëm nëse te Toro vijnë Godfred Donsah dhe Saphir Taider gjatë këtij muaji.

25-vjeçari është mesfushor qendror dhe do ishte një ndihmë e madhe për Luciano Spallettin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme