Interi ka arritur fitore të thellë 5-0 kundër Salernitanas në kuadër të xhiros së 18-të të Serie A.
Goli i parë erdhi që në minutën e 11-të kur Ivan Perisic shënoi për epërsinë fillestare.
Në minutën e 33-të, Denzel Dumfires dyfishoi epërsinë, e cila edhe ishte rezultati me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjera.
Alexis Sanchez arriti të shënonte në minutën e 52-të për rezultatin 3-0.
Ndërsa për rezultatin 4-0 u përkujdes Lautaro Martinez, kurse tre minuta pa përfunduar ndeshja, Roberto Gagliardini shënoi për rezultatin përfundmtar 5-0,
Interi gjithashtu arriti edhe një rekord në këtë ndeshje, duke shënuar plotë 100 gola në Serie A brenda një viti kalendarik, rekord të cilin e kishte arriti vetëm Milani në vitin 1950, ku kishte shënuar 150 gola.
Me këtë fitore “Nerazzurrët” vazhdojnë kryesimin në renditjen tabelare të Serie A me 43 pikë të grumbulluara, ndërsa Salernitana gjendet në vendin e 20-të me vetëm tetë pikë./Arbresh.info
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...