Interi sakrifikon tre lojtarë për yllin e Genoa-s

11:11 | 1 Qershor 2024
K.B

Kampioni i Italisë, Inter tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Simone Inzaghit, ka nisur punën për transferimin e disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Sipas medieve italiane, Interi është i interesuar për futbollistin e Genoas, Gudmundsson.

Madje, thuhet se skuadra e ‘Nerazure’ është e gatshme të sakrifikon tre lojtarë për Gudmundsson.

“Inter ka gati oferten për Gudmundsson, një huazim me të drejtë blerjeje. Interi ka marrë pëlqimin nga lojtari pas takimit me agjentët. Zanotti, Satriano dhe edhe Pio Esposito mund të përfshihen në negociatat me Genoan”, shkruajnë mediet italiane./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme