Interi është duke planifikuar të bëjë ndryshime në mesfushë këtë verë dhe kanë në shënjestër dyshen kroate, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili mbush 34 vjeçar më vonë gjatë këtij viti, ka qenë duke u përfolur që një kohë të gjatë për transferim te “Nerazzurrët” dhe kalimi i tij mund të finalizohet për shkak se ndryshime të mëdha besohet se do të ndodhin edhe në Madrid këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja aktuale e Rakiticit në Barcelonë nuk skadon deri në verën e vitit 2021, ndonëse Barcelona ka nënshkruar me mesfushorët si Arturo Vidal dhe Arthur Melo verën e kaluar dhe ka një marrëveshje tashmë me yllin Frenkie de Jong nga Ajaxi.
Muajin e kaluar, El Mundo Deporivo citoi një raport nga La Gazzetta dello Sport që Rakitic ka rënë dakord t’i bashkohet në një marrëveshje gjigantit italian kur të rihapet merkato e transferimeve.
Barcelona nuk dëshiron t’i rris pagën lojtarit në klub pavarësisht refuzimit të ofertës nga Paris Saint Germaini ndërkohë që Rakitic raportohet se pretendon që i është premtuar një rritje page.
Rakitic synon të fitoj trofeun e katërt në ligë brenda pesë vite te Barcelona, të cilës iu bashkua nga Sevilla në verën e vitit 2014 për një tarifë prej 18 milionë euro./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...