Arturo Vidal vazhdon të mbetet një objektiv për Interin.
Mesfushori kilian prej kohësh është në radarin e klubit zikaltër, por pa arritur transferimin e tij.
Antonio Conte e vlerëson jashtëzakonisht shumë Vidalin me të cilin ka punuar për disa vite te Juventusi.
Tekniku italian ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë çmos për ta transferuar mesfushorin e Barcelonës në Giuzzeppe Meazza.
32-vjeçari nuk po luan titullar te Barcelona dhe mund të largohet në janar për të luajtur sa më shumë nën urdhrat e Antonio Contes.
Inter është gati të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga mesfushori kilian shkruan Telegrafi.
Në rast transferimi të Vidalit te Interi, për të do të ishte rikthim në Serie A ku ka luajtur nga viti 2011 deri më 2015 te Juventusi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...