Interi raportohet se ka kërkuar të informohet rreth situatës së Federico Chiesas, por Fiorentina ka bërë të qartë që nuk është në shitje.
Reprezentuesi Italisë U21 bëri një depërtim të madh në skuadrën kombëtare pas 34 paraqitjeve në Serie A duke shënuar katër herë, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh takimesh janë zhvilluar ndërmjet Beneamatas dhe Violas derisa Interi vazhdon të kërkoj për të siguruar një marrëveshje për Borja Valeron.
Bazuar në ‘Calciomercato‘, gjiganti italian ka kërkuar të informohet edhe rreth situatës së Chiesas me urdhrin e trajnerit Luciano Spalletti.
Megjithatë, Valero dhe Federico Bernardeschi duket se nuk do të largohen, pasi Fiorentina është duke refuzuar plotësisht shitjen e ndonjë lojtari tjetër këtë verë./arbresh.info
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...