Google ADS

Interi reagon pasi konfirmohet mungesa e Leo Messit në ndeshjen mes tyre

17:41 | 21 Tetor 2018
Arbresh Info

Duket se do të bëhet një muaj para se tifozët e futbollit të kenë mundësi të shohin sërish sulmuesin argjentinas që ka thyer dorën gjatë ndeshjes së Barcelonës mbrëmjen e së shtunës.

Messi ka thyer kockën radiale të dorës së tij të djathtë pasi ra në tokë çuditërisht në minutën e 26′ të fitores 4 me 2 të Barcelonës ndaj Sevillas, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë, Barcelona ka thënë se Messi do të jetë jashtë fushës përafërsisht për tri javë.

Pas pushimeve ndërkombëtare në nëntor, ka shpresa që Messi të rikthehet kur Atletico Madridi të udhëtojë në Camp Nou më 24 nëntor.

Zhgënjimi më i madh është fakti që Messi do të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit më 28 tetor.

Mungesa e Messit për ndeshjen më të madhe në futbollin spanjoll padyshim se është e turpshme, transmeton portali arbresh.info.

31-vjeçari pritet të mungoj gjithashtu në dy ndeshjet e Barcelonës në Ligë të Kampionëve kundër Interit.

Interi shkruan për Leo Messin

Barcelona do të pres të mërkurën në Camp Nou italianët, të cilët kanë fituar gjithashtu të dy ndeshjet e tyre të para në faza të grupeve. Ndeshja kthyese mes tyre do të zhvillohet më 6 nëntor.

Interi është tepër i zhgënjyer që ata nuk do të jenë në gjendje për tu përballur me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.

Ata kanë shkruar për Lionel Messin pasi Barcelona konfirmon lëndimin e tij.

“Na vjen keq për lëndimin tuaj dhe që nuk do të përballemi me ju në ditët e ardhshme. Është gjithmonë krenari kur luan me më të mirët”, shkruan Interi në rrjetin social Twitter.

https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1053757088856506369

Kjo është një gjë që tregon klasin e gjigantit në Serie A.

Ndeshja e së mërkurës mes tyre është mjaftë e rëndësishme për shkak se Barcelona dhe Interi qëndrojnë të dy në krye të Grupit B./arbresh.info/

Të ngjashme