Interi është i gatshëm t’i ofrojë Udineses rreth 25 milionë euro për Rodrigo de Paul, por vetëm në formë huazimi për 18 muaj me obligim blerje.
Sipas Tuttomercatoweb, argjentinasi është një ndër emrat që trajneri Antonio Conte ka kërkuar të jetë në “San Siro”, transmeton lajmi.net.
De Paul gjithashtu është i hapur për kalimin të Interi, por lidhja e mirë me Udinese nënkupton që çdo marrëveshje duhet arrihet së pari me klubin.
Interi ka ofruar huazimin për 18 muaj me mundësi blerje mes 22 – 25 milionë euro.
Udinese thuhet se preferon që vlera të jetë rreth 30 milionë euro, meqenëse kontrata i skadon në vitin 2024.
Këtë edicion, De Paul ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar dy asistime në 13 ndeshje në Seria A.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...