Interi thuhet se do të shmangë sanksionet për largimin nga Superliga Evropiane pasi ata nuk kishin përfunduar procesin e bashkimit në garën e ndarë.
Nerazzurrët njoftuan të jenë në mesin e 12 anëtarëve themelues të Superligës Evropiane javën e kaluar dhe ata janë skuadra e vetme e Serie A që u tërhoq zyrtarisht nga gara.
Sipas raporteve, klubet e mbetura mund të padisin ato klube që u larguan, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse Milani, Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona nuk e kanë lënë ende zyrtarisht Superligën Evropiane.
Mbetet e paqartë me cilat sanksione do të përballen klubet për të lënë konkursin, por Interi pritet të shpëtoj.
Sipas gazetës La Repubblica, Interi nuk do të përballet me ndonjë pasojë edhe pas largimit zyrtar nga gara e shkëputur nga UEFA.
Gazeta sugjeron që Interi kurrë nuk e përfundoi zyrtarisht procesin e anëtarësimit në Superligën Evropiane pasi ata nuk kishin miratim zyrtar nga kreditorët dhe palët e interesit.
Nerazzurrët sinjalizuan vetëm qëllimin e tyre për të marrë pjesë si një nga anëtarët themelues.
Il Corriere della Sera raporton se Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i gatshëm të padisë UEFA-n, ndërsa Aleksandar Ceferin refuzoi të përjashtoj mundësinë e vendosjes së sanksioneve për klubet e shkëputura. /Telegrafi/
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...