Interi pret që në janar ta transferojë futbollistin e Barcelonës

15:46 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Futbollisti i Barcelonës i huazuar te Roma, Thomas Vermaelen, po kërkohet nga skuadra italiane e Interit, përcjellë arbresh.info.

‘Tuttomercatoweb’ shkruan se transferi mund të realizohet në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi i Belgjikës vite më parë është konsideruar një ndër lojtarët më cilësor në Evropë, por në vitet e fundit nuk ka treguar formën që pritej.

Ndoshta një kalim te Interi do të ishte rilindje për qendërmbrojtësin. /arbresh.info/

Thomas-Vermaelen

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme