Google ADS

Interi përgatit rinovimin e kontratës për Antonio Candrevan

19:16 | 25 Tetor 2019
Arbresh Info

Antonio Candreva duket sikur një lojtar i ri nën menaxhimin e trajnerit të ri të Interit – Antonio Contes.

Nën drejtimin e Contes, Candreva ka shfaqur performancat më të mira qysh pas transferimit te “Nerazzurrët” nga Lazio dhe është duke u bërë me shpejtësi një pjesë efektive e skuadrës së Interit, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në një raport nga La Gazzetta dello Sport, Interi është duke konsideruar rinovimin e kontratës me Candrevan.

Marrëveshja aktuale e lojtarit skadon në qershor të vitit 2021.

Por, klubi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me mesfushorin edhe për një vit tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme