Interi dëshiron të nënshkruaj me Granit Xhakën nga Arsenali , por a duhet “Topçinjtë” të lejojnë mesfushorin të largohet?
Në Emirates kanë mendime të ndryshme kur bëhet fjalë për reprezentuesin enigmatik të Zvicrës, i cili ka pasur një tjetër sezon të përzier në veri të Londrës, shkruan Read Arsenal.
Xhaka ka bërë disa paraqitje metronome në mesfushë, por vlerësohet se mungesa e disiplinës dhe paqëndrueshmëria kanë ngjallur sërish shqetësime rreth seriozitet të tij, transmeton portali arbresh.info.
Kjo tani shihet si një shans për të hequr dorë nga ish ylli i Borussia Monchengladbachit gjatë merkatos së transferimeve verore, që është i hapur tani, dhe Interi është shfaqur sipas raporteve të fundit si një kandidatë i mundshëm.
Gjiganti në Serie A thuhet se kanë kthyer vëmendjen e tyre drejtë Premierë Ligës për rekrutimin e lojtarëve për sezonin 2019/20 dhe Xhaka është njëri nga shënjestrat e tyre.
Interi është i pajisur me opsione në mesfushë, por ata në formë të dukshme e shohin kosovarin si një përmirësim në atë se çfarë kanë aktualisht.
Sa i përket anës së “Topçinjve”, shitja e tij nuk është se do të ishte e mirë pavarësisht blerjes gjatë verës së Matteo Guendouzit dhe Lucas Torreiras.
Pavarësisht disa gabimeve, Xhaka vazhdon të mbetet lojtari teknik më i kompletuar në ekipin e tyre dhe mund të ketë një rol të ngjashëm edhe sezonin e ardhshëm.
Arsenali ka një buxhet të limituar për këtë verë por edhe pse shitja e Granit Xhakës do t’i siguronte atyre një numër të madh fundesh, mbetet ende e paqartë nëse ata do të ishin apo jo në gjendje për të blerë një mesfushor më të mirë.
Për këtë arsye, mbajtja e grupit aktual të lojtarëve së bashku do të ishte një gjë e mençur nga Unai Emery, i cili padyshim se vlerëson lartë Xhakën./arbresh.info/
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...
Për nëntë muaj, 122 policë ishin “viktimë” e dhunës së qytet...
Treni i linjës Prishtinë – Pejë u gjuajt me gurë, Trainkos t...
Lëndim i rëndë trupor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Lufta kundër krimit dhe trafikut të emigrantëve, Shqipëria e...
Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare