Interi do të jenë pa Sime Vrsaljko, Dalbert dhe Marcelo Brozovicin që është i pezulluar për ndeshjen e së shtunës kundër Frosinone.
Ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 20:30.
Nerazzurët tashmë e dinin se do të ishin pa Brozovicin që mori kartonë të kuq në humbjen 4-1 ndaj Atalantas.
Vrsaljko ka një problem muskulor që e mori me kombëtaren e Kroacisë.
I fundit që është dëmtuar është Dalbert që lëndimin e mori në trajnim.
Mauro Icardi do të jetë në sulm, ndërsa mund ta shoqërojë Lautaro Martinezi në sulm.
Skuadra e Interit për Frosinonen: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Veçino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Perisic; Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...