Mauro Icardi nuk është ftuar sërish nga skuadra e Inter.
Inter të dielën zhvillon derbin e javës së 28-të kundër Lazios në ‘San Siro’, dhe Luciano Spalletti ka vendosur të mos e ftojë sulmuesin argjentinas.
Sipas Spallettit, Icardi ka ende nevojë të stërvitet me skuadrën, pas asaj mungese.
“Icardi është kthyer si një lojtar i rinuar, pasi kishte disa kohë që nuk ishte stërvitur”, ka deklaruar Spalletti, përcjell ‘lajmi.net’.
“Duhet të bëjmë që të futet siç duhet seriozisht në mekanizmat e stërvitjes. Duke parë atë që ka ndodhur në këtë periudhë, e shoh të arsyeshme që Icardi nuk është gati ta ndihmojë grupin, kështu që kam vendosur mos ta grumbullojë për ndeshjen e nesërme”
Prishtina festive, qindra qytetarë mblidhen në sheshin “Xhor...
Katër shenjat e zodiakut që do të takojnë dashurinë e re në ...
“Lidhje fallco, për të qëndruar edhe 1 javë në shtëpi” – Sar...
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...