Sipas raporteve të ndryshme, Interi është i përgatitur për të përfshirë lojtarë në marrëveshjen për të siguruar transferimin e Angel Di Maris të Paris Saint Germianit.
Dje u raportua që “Nerazzurrët” kanë arritur një marrëveshje me anësorin, por ata ende kanë nevojë për të negociuar me klubin e tij, transmeton portali arbresh.info. Klubi francez i ka vënë një vlerë prej 50 milionë euro Di Marias, por Beneamata shpreson ta zvogëloj atë tarifë duke përfshirë disa lojtarë në marrëveshje.
PSG është duke kërkuar një portier dhe duket që ata kanë dështuar në garën për Gianluigi Donnarummanm, i cili pritet të rinovoj kontratën e tij sot (e martë).
Prandaj, Interi mund të përfshijë Samir Handonovicin si pjesë e kësaj marrëveshje, megjithëse ata mësohet se nuk dëshirojnë të humbin reprezentuesin slloven.
Opsionet e tjera përfshijnë Geoffrey Kondogbian, i cili ka qenë një admirues i madh nga PSG dhe Joao Mario./arbresh.info
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...