Portieri Emiliano Viviano nuk do të nënshkruajë kontratë me Interin dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij.
Interi janë duke pritur që Samir Handanovic të rikuperohet nga lëndimi i gishtit që e kishte thyer.
Ish-portieri i Sampdorias, Fiorentinas dhe Sporting CP është një lojtar i lirë, kështu që kishte bërë edhe testet mjekësore, pasi Handanovic pësoi një frakturë në gishtin e vogël të dorës së majtë.
Sidoqoftë, klubi hezitoi dhe në fund vendosi të mos e marr Vivianon nën kontratë, pasi tashmë kanë portierë si: Daniele Padelli, Tommaso Berni dhe portieri i ekipit të të rinjve Filip Stankovic.
“Marrëveshja ishte e qartë që nga fillimi: askush nuk na premtoi asgjë”.
“Klubi kishte disa probleme kur Handanoviç u lëndua, por pasi vlerësuan situatën me kujdes, ata vendosën të vazhdojnë me portierët që kishin tashmë në skuadrën e tyre”.
“Ne ishim të kënaqur që morëm vëmendjen nga Interi dhe i falënderuam për interesimin e tyre. Emiliano ishte një nga protagonistët e SPAL sezonin e kaluar dhe do të vazhdojë stërvitjen, ndërsa pret për sfidën tjetër”, ka thënë Claudio Vigorelli për Tuttomercatoweb.
Porta e Interit në ndeshjet e fundit është duke u mbrojtur nga Padelli.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...