Inter me strategji gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ishte në zyrat e klubit zikaltër, kur mbërriti Radja Nainggolan, që nënshkroi edhe kontratën me skuadrën e re.
Në dalje, Ausilio iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me Fair Play-n Financiar dhe planet e zikaltërve për merkaton.
“Për Fair Play-n na mungon akoma edhe diçka e vogël, por deri më 30 Qershor do t’ia dalim. Sot ishte dita e Radja, një futbollist shumë i rëndësishëm për projektin tonë.
Sa i përket merkatos, kam folur sot me Spallettin, për të përcaktuar rrugën që do të ndjekim. Malcom është një futbollist shumë interesant, por për sa kohë që i përket një tjetër skuadre, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta mbajmë nën vëzhgim.
Keni përmendur shumë emra, por e vërteta është që na duhen edhe 2-3 lojtarë dhe merkatoja jonë mbyllet më pas”, deklaroi Ausilio.
Rinovimi i Mauro Icardit, por edhe e ardhmja e dyshes kroate, Perisiç-Brozoviç, kanë qenë gjithashtu çështjet që kanë prodhuar lajm në këtë periudhë merkatoje. Vetë Drejtori Sportiv i zikaltërve konfirmoi që të tre lojtarët, ndërsa tha se shumë shpejt do të flasë edhe për rinovimin e Icardit.
“Me Icardin do të ulemi të diskutojmë rinovimin dhe këtë ia kemi bërë të qartë edhe lojtarit, por për momentin jemi të përqendruar te punë të tjera, që kanë një afat. Sa i përket dy kroatëve, qëndrojnë te Interi dhe luajnë në Champions League”, tha Piero Ausilio.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...