Gjiganti në Serie A, Interi ka nisur bisedimet me yllin e Arsenalit, Shkodran Mustafin, rreth transferimit në San Siro.
Reprezentuesi i Gjermanisë iu bashkua “Topçinjve” për 34 milionë funta nga Valencia në vitin 2016 por kishte sezonin e parë të përzier te klubi në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Arsene Wenger ka pranuar në fillim të kësaj jave se ka nevojë të shkurtojë skuadrën e tij dhe Gabriel Paulista është i vendosur t’i bashkohet Valencias në një marrëveshje për 10 milionë funta.
Bazuar në ‘Gianluca di Marzio’, Interi ka kontaktuar yllin shqiptar rreth transferimit për të matur interesin e lojtarit.
Nga ana tjetër, Arsenali nuk dëshiron të heq dorë nga Mustafi kaq shpejtë në karrierën e tij në klub dhe do të kundërshtojë ofertat nga Interi./arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...