Luciano Spalletti beson se sfida e Tottenham ndaj Barcelonës nuk do të jetë aspak e lehtë për skuadrën angleze.
Fati i Interit tashmë është në ‘Camp Nou’, me italianët që shpresojnë që Barcelona të ndal Tottenhamin në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve.
Trajneri i Interit, Luciano Spaletti, ka thënë se Barcelona është një skuadër që nuk do t’i jap lehtë suksesin Tottenhamit, në ndeshjen që do të vuloset fati përfundimtar i grupit B.
“Jam i sigurt se Barcelona nuk do t’i jap asgjë të lehtë Tottenhamit, edhe nëse tashmë të kualifikuar”, ka thënë Spalletti, përcjell ‘lajmi.net’.
“Lojtarë si Messi, si Pique. Unë nuk guxoj të kem aspak dyshime”.
“Unë jam i sigurt se ata gjithmonë japin më të mirën, dhe luajnë çdo ndeshje për fituar”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...