Interi ndryshon sponsorin në fanellë pas 26 viteve ‘martesë’ me Pirellin

14:56 | 21 Korrik 2021
KRG

Klubi italian, Interi tashmë ka një sponsor të ri në pjesën e përparmë të fanellës dhe jo kompaninë Pirelli, e cila ishte pjesë kryesore për 26 vite.

Pas 26 viteve bashkëpunim, Interi dhe kompania Pirelli kanë ndarë rrugët për sponsorizim në pjesën kryesore të fanellës.

Është vet klubi italian që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se tashmë kanë një sponsor të ri, kompaninë Socio.

“Një epokë e re ka filluar. Mirësevjen Socio”, thuhet në njoftimin e Interit.

Pjesë e reklamës së parë të fanellës me sponsorin e ri ishin disa nga yjet kryesore të ekipit.

Kapiteni Samir Handanovic, mbrojtësit Milan Skriniar e Stefan De Vrij dhe mesfushori i ri Hakan Calhanoglu ishin në fotografinë kryesore. /Telegrafi/

Të ngjashme