Google ADS

Interi mposht Sampdorian dhe ngushton diferencën me liderët

23:57 | 21 Qershor 2020
Arbresh Info

Interi ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 26-të në Serie A duke mposhtur Sampdorian me rezultat 2-1 në Giuseppe Meazza.

Që në fillim të ndeshjes, Christian Eriksen e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte pikërisht bashkëpunimi final i danezit me Romelu Lukakun që e kompletoi me golin e belgut (10’) një aksion të nisur mirë nga zikaltrit.

Pas një rasti të Antonio Candrevas, ishte pikërisht anësori italian që asistoi për Lautaro Martinezin në zonë dhe argjentinasi nuk fal (33’).

Në gjysmën e dytë, Sampdoria u përpoq të rrezikonte dhe ia doli ta ngushtonte rezultatin me golin e Morten Thorsby (53’).

Me këtë fitore, Interi ngushton diferencën me liderët e kampionatit – pesë pikë më pak se Lazio dhe gjashtë më pak se Juventusi.

Sampdoria mbetet në vend të 16-të në tabelë me vetëm një pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

 

Të ngjashme