Interi ka fituar ndaj Lyonit me rezultat minimal 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Kinë, aty ku dy skuadrat po i kryejnë përgatitjet para-sezonale.
Gjiganti italian dhe ai francez janë takuar mes vete në një miqësore luksi të zhvilluar në Kinë në kuadër të ‘International Champions Cup’, ku fitore shënoi skuadra e Luciano Spallettit.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dy skuadrat që patën rastet e veta për gol, por pa arritur të tundin rrjetat dhe kështu shkuan në pushimin mes dy pjesëve pa gola.
Në pjesën e dytë, të dy trajnerët bënë zëvendësime të shumta, por më adekuate dolën ato të Interit.
Kjo pasi në minutën e 74 të ndeshjes ishte i inkuadruari Stevan Jovetic, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Joao Marios dhe vulosi fitoren e Interit.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...