Interi mposht gjigantët anglez, për transferimin e yllit holandez

09:22 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij, është i gatshëm t’i refuzoj gjigantët anglez, për t’u transferuar në Inter.

De Vrij muajin e kaluar konfirmoi largimin e tij nga Lazio, në fund të këtij sezoni, duke alarmuar klubet që janë të interesuara për transferimin e tij.

Sipas mediave italiane, Inter dhe De Vrij tashmë kanë rënë dakord për një transferim të tij në skuadrën ziekaltër në fund të këtij sezoni.

Trajneri italian i Interit, Luciano Spalleti e pëlqen lojën e holandezit dhe dëshiron të formojë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes, me Milan Skrinar dhe De Vrij.

Në rast të këtij transferi, atëherë do të ishte një shuplakë e madhe për skuadrat si Liverpool dhe Arsenal. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme