Me epërsi prej një goli (1-0), Interi e ka mposhtur Porton në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve që u zhvillua në Giuseppe Meazza.
Hakan Calhanoglu pati rastin e parë serioz, ndërsa Diogo Costa mbrojti goditjen e tij. Më pas, Andre Onana u detyrua të intervenonte në shansin e Marko Grujic.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, portieri mysafir bëri një tjetër pritje për t’ia mohuar golin Alessandro Bastonit nga goditja me kokë dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura, shkruan telegrafi.
Në gjysmën e dytë, një mundësi iu dha Nicolo Barellas, më pas vizitorët rrezikuan disa herë përmes Mehdi Taremit dhe me anë të Zaidu.
Nga minuta e 78, Porto luajti me një lojtar më pak në fushë, meqë Otavio u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Romelu Lukaku, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, kërceu më së larti pas një harkimi në zonë, mirëpo topi u përplas në shtyllë dhe u kthye sërish te belgu, i cili e dërgoi në rrjetë (86’).
Falë kësaj fitoreje, Interi ka një përparësi para ndeshjes së kthimit ndaj Portos në Estadio do Dragao që zhvillohet më 14 mars.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...