Interi ka njoftuar se ata kanë vendosur një rekord të ri me të ardhurat prej 415 milionë eurove në sezonin 2018/19, një përmirësim prej 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
Pronarët e Suning Group kanë punuar shumë për të rritur të ardhurat, gjë të cilën e kanë parë të rëndësishme aq sa shmangia nga kufizimet e FFP-së, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në agjencinë e lajmeve ANSA, Interi për herë të parë ka fituar më shumë se 400 milionë – specifikisht 415 milionë euro.
Kjo është një rritje prej 20 për qind në krahasim me shumë prej 346 milionë euro nga sezoni 2017/18 për shkak të kualifikimit në Ligë të Kampionëve.
Ka pasur rritje gjithashtu edhe në të ardhurat nga sponsorët.
Sa i përket humbjeve, ata kanë pësuar 17 milionë humbje por sërish kjo shifër është më e mirë se ajo prej 17.7 milionë të humbur sezonin e kaluar./arbresh.info/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...