Interi ka triumfuar në derbin D’Italia ndaj Juventusit që u zhvillua në kuadër të javës së 31-të me rezultat 1-0.
Rastin e parë për gol e kishin mysafirët, që me anë të Milan Skriniar rrezikuan në minutën e tetë, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë porte.
Vetëm një minutë më vonë, Giorgio Chiellini lëshoi një goditje të fuqishme, por atë e ndaloi shtylla.
Më pas, gjyqtari i ndeshjes u detyrua të tregonte kartonë të verdhë ndaj Adrien Rabiot dhe Manuel Locatellit, shkaku që po zhvillohej një lojë më e ashpër.
Lojë e tillë nuk mungoi as nga lojtarët e kampionit në fuqi, derisa Lautaro Martinez arriti të shpëtonte pa u ndëshkuar.
Zonja e Vjetër ishte e pafat në minutën e 34-të, pasi Locatelli u lëndua, dhe Denis Zakaria u inkuadrua në vend të tij.
Deri në fund, vazhdoi loja më e ashpër nga lojtarët e Juventusit, derisa një ndërhyrje nga Alvaro Morata ndaj Denzel Dumfries, u akordua penallti për Nerazzurët.
Por, Hakan Calhanouglu që doli përballë Wojciech Szczesnyt në minutën e 45-të, dështoi të shënonte në tentimin e parë. Ndërsa – sërish me thirrje nga VAR-i, u bë e ditur se Matthijs de Ligt është futur në zonë para se mesfushori turk të ekzekutonte gjuajtjen.
Penalltia kështu u përsërit dhe tani turku u tregua i saktë, duke mposhtur gardianin polak për rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër kërkoi penallti në minutën e 55-të, por pas rishikimit në VAR, u bë e ditur se nuk kishte ndërhyrje.
Një mundësi të artë, por edhe me shumë fat për Interin, e kishte Denis Zakaria, që në minutën e 74-të bëri një sllallom në mbrojtjen e mysafirëve, mirëpo goditjen e tij e ndali shtylla, me Samir Handanovicin që ishte i mposhtur.
Biankonerët tentuan deri në fund që së paku të merrnin një pikë, mirëpo Interi ishte mbyllur në fazën defanzive.
Pas javës së 31-të, Interi vazhdon në vendin e tretë me 63 pikë, tre më pak se Milani që është lider, ndërsa Juventusi është në të katërtin me 59 sosh.
Në xhiron e 32-të, skuadra e Simone Inzaghit ka punë me Veronën, ndërsa ajo e Maxi Allegrit takohet me Cagliarin.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?