Pozita e lirë e trajnerit në Inter vazhdon të dominojë në titujt kryesor të mediave në Itali dhe në mbarë Evropën.
Përpjekjet e dështuara për të siguruar shërbimet e Antonio Contes dhe Mauricio Pochettinos për transferim nga Premierë Liga në Serie A kanë detyruar drejtorët e “Nerazzurrëve” për të kërkuar alternativa, pasi ata së fundmi shkarkuan Stefano Piolin nga pozita e trajnerit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Jose Mourinho zbulon pse ky ishte sezoni i tij më i vështirë
Bazuar në një raport nga ‘Le Parisien’, njeriu në krye të listës së shënjestrave aktualisht qëndron trajneri i Monacos, Leonardo Jarim. Gazeta e lartpërmendur pretendon se përfaqësuesit e Interit i kanë ofruar tashmë strategut portugez një marrëveshje dy vjeçare me vlerë rreth 5 milionë euro për sezon.
42-vjeçari është afër titullit në Liga 1 me klubin dhe i duhet vetëm një pikë nga ndeshja e tyre e fundit të shtunën për tu shpallur kampion i Francës./arbresh.info
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja