Interi po pret që Manchester United të bëjë një ofertë gjatë ditëve të ardhshme për Andre Onanën, konfirmon drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta.
Marotta gjatë një ngjarje ku është duke marrë pjesë u pyet se ku qëndronin gjërat për portierin Onana.
“Manchester United shprehu një interes të veçantë, por ata duhet të demonstrojnë një propozim gjatë ditëve të ardhshme”, u përgjigj ai.
“Sapo të ndodhë kjo, si Interi ashtu edhe lojtari do të bëjnë një vlerësim të kujdesshëm”.
Kameruni mbërriti si lojtar i lirë verën e kaluar nga Ajax, kështu që çdo tarifë transferimi do të ishte fitim i pastër, duke e bërë atë kandidatin kryesor për t’u shitur.
Inter besohet se po kërkon 50 milionë euro në para të gatshme, plus 10 milionë euro të tjera në shtesa të ndryshme.
Ndërkohë, Nerazzurrët kanë bërë një nënshkrim të ri në sulm, duke sjellë Marcus Thuram si lojtar të lirë nga Borussia Monchengladbach, duke ia vjedhur nën hundët Milanit dhe PSG-së./kk
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri