Interi thuhet se është përballur me Tottenham Hotspurin në garën për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.
Interi dukej se ishte skuadra e vetme që kërkonte nënshkrimin me Modricin gjatë verës, por ‘beIN Sports’ pretendon tani se rikthimi në Tottenham i është propozuar atij gjithashtu nga reprezentuesit e tij, transmeton portali arbresh.info.
Televizioni shpjegon se “Spursët” mund të kishin nënshkruar me kroatin në kushte të njëjta si Interi, por në fund nuk shfrytëzuan mundësinë.
Kjo duket se korrespondon me pretendimit se Modric ka tentuar me forcë transferimin te “Nerazzurrët”.
Finalisti i Kampionatit Botëror ka shpenzuar katër sezone në veri të Londrës para se t’i bashkohej ‘Los Blancos’ në verën e vitit 2012./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...