Interi kërkon të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë, përballë ka Fiorentinën

14:31 | 13 Janar 2021
A. B.

Fiorentina dhe Interi i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në 1/8 e finales në Kupën e Italisë.

Ndeshja që fillon në ora 15:00 do të luhet në stadiumin Artemio Franchi, me Nerazzurët që i pret një takim aspak i lehtë.

Interi shpreson që të kalojë këtë pengesë, për të kaluar në çerekfinale.

Në anën tjetër, Viola do të tentojë të bëjë një gjë të tillë, e që natyrisht se do të tentojë të shfrytëzojë përparësinë si vendas.

Formacioni startues i Fiorentinës: Terracciano; Milenkovic, Martinez Quarta, Caceres; Igor, Valero, Amrabat, Biraghi; Castrovilli, Eysseric, Kouame

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Kolarov; Young, Sensi, Eriksen, Gagliardini, Perisic; Sanchez, Lautaro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme