Google ADS

Interi kërkon rikthimin e Keita Baldes

09:20 | 19 Tetor 2019
Arbresh.info

Keita Balde mund të rikthehet përsëri në Serie A dhe te Interi.

Sulmuesi anësor ishte i huazuar për një edicion tek klubi zikaltër nga Monaco, por në fund Neroazzurët nuk shfrytëzuan të drejtën e blerjes së tij.

Pas lëndimit të Alexis Sanchez dhe refuzimit që i bëri Olivier Giroud, Interi ka kontaktuar Keita Balden.

24-vjeçari po kalon formë të mirë te Monaco ku në këto gjashtë takimet e para ka shënuar edhe dy gola.

Klubi i udhëhequr nga trajneri Antonio Conte e shohin Keitan si sulmuesin ideal për krahun e majtë të sulmit.

Inter është gati të paguajë deri në 25 milionë euro për rikthimin e senegalezit në Giuzzeppe Meazza shkruan Telegrafi.

24-vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi 29 takime si i huazuar te Inter, ku shënoi pesë gola dhe bëri tre asistime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme