Raportet sugjerojnë se Interi do të shkojë me të gjitha forcat për të sjellë në Radja Nainggolanin në skuadër, duke shpresuar se do të jetë një shtysë në bisedimet për të sjell edhe Antonio Conten në klub.
Mesfushori belg është favoriti trajnerit aktual të Chelseat – duke u përpjekur të nënshkruajë me atë në klubin e mëparshëm të Juventusit, si dhe duke u përpjekur ta josh atë për një zbarkim në Stamford Bridge.
Megjithatë, sipas asaj që njofton Tuttosport, Nerazzurrët do të shkojnë me të gjitha forcat për të sjellë në San Siro 29-vjeçar të Romës, përcjell Telegrafi.
Roma duhet të mbledhin para këtë verë në mënyrë që të përmbushin detyrimet financiare të Fair Play dhe shitja e Nainggolan mund të rrisë të ardhurat me një shifër të rëndësishme midis 50-60 milionë eurove.
Ever Banega mund të ofrohet gjithashtu në këmbim të pjesshëm, pasi 28-vjeçari punoi me drejtorin sportiv të Romës, Monchi në Sevilla.
Suning thuhet se po punon për të bërë gjithçka për të bindur Nainggolanin që të bashkohet me klubin, pavarësisht se kush do të jetë trajneri në verën e ardhshme.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja