Interi ka dhënë njoftime të reja për lëndimet e Alexis Sanchez, Stefano Sensit, Kwadwo Asamoah dhe Nicolo Barellas.
Nerazzurrët kanë lëshuar një deklaratë përmes stafit të tyre mjekësor, pasi trajneri Antonio Conte tha gjatë konferencës për shtyp se ishte më mirë t’i lini këto njoftime te mjekët e klubit.
Më atë njoftim u tregua për më të rejat e lojtarëve të lënduar si Sensi, Sanchez, Asamoah dhe Barella.
Sensi vazhdon të ndiejë dhimbje në aduktorin e kofshës së tij të djathtë, kështu që do të kërkojë një konsultë të re specialistësh javën e ardhshme.
Alexis Sanchez po vazhdon procesin e rimëkëmbjes pas operacionit të tetorit në tendinën e dislokuar dhe do të kthehet në stërvitje pas pushimit të Krishtlindjeve.
Barella kishte ndërhyrje kirurgjikale të mërkurën për të hequr fragmentet e kërcit nga gjuri i djathtë dhe ka filluar rehabilitimin.
Asamoah ka stërvitur veçmas për tre javë për të zgjidhur një çështje të gjurit të majtë, por tani është përsëri duke punuar me skuadrën.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...