Të shtunën, para ndeshjes miqësore kundër Napolit, Ernesto Valverde e bëri të qartë se vazhdimi i Ivan Rakitic te Barcelona nuk është i sigurt, edhe pse ai dëshiron ta ketë kroatin “nën armë”, si pjesë e rëndësishme e planeve taktike.
Mbi mundësinë e transferimit të mesfushorit në fjalë po arsyeton Interi, për muaj të tërë, por me një sprint në këto orë. Sipas katalanases “Sport”, Barcelona e ka njoftuar Interin dhe të gjithë pretenduesit e tjerë se nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin kroat të largohet për më pak se 50 milionë euro.
Një shifër që i tremb zikaltrit, duke pasur parasysh se Rakitic është 31 vjeç dhe i skadon kontrata në vitin 2021.
Ndër të tjera, Interi duhet të shpresojë që Barcelona nuk do ta përfshijë Ivan Rakitic në propozimin që do t’i bëjë PSG-së për të marrë Neymar.
Për të ulur çmimin e kartonit të yllit brazilian, kampionët e La Ligas mendohet të përfshijnë në marrëveshje, veç parave, edhe dy lojtarë. Njëri prej tyre, që mund të përfundojë në Paris, mund të jetë Semedo. Po ashtu, parisienët pëlqejnë shumë edhe Rakiticin.
Ndërkohë, Interi vazhdon të punojë me vetë kroatin. Mesfushori duket se është ngacmuar nga projekti i Antonio Contes dhe i gjithë klubit nga “San Siro”.
Nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer atë nga Barcelona, por zikaltrit do të përpiqen deri në fund.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...