Interi ia ka vendosur çmimin sulmuesit të tij kryesor, Lautaro Martinez.
Klubet angleze janë të interesuara për sulmuesin argjentinas, i cili po shkëlqen në këtë sezon.
Sipas portalit “Football Insider”, “Nerazzurri” i kërkojnë 80 milionë euro për kampionin e botës.
Gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea raportohet se ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm dhe tash e tutje ata do ta kenë të qartë se para duhet t’i paguajnë për ta bërë të vetin futbollistin jug-amerikan.
Lautaro e shënoi golin e fitores ndaj Milanit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa synon t’i udhëheq Zikaltrit edhe në finalen e madhe të Stambollit kundër Manchester Cityt.
Pasi e fitoi Botërorin me Argjentinën, Lautaro e kërkon një tjetër trofe prestigjioz në këtë edicion, atë të Championsit./Ge/
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...