Presidenti i Interit , Steven Zhang ka njoftuar zgjatjen e kontratës së Beppe Marottas deri në vitin 2027 dhe ka miratuar rezultatet financiare për tre muajt e parë të sezonit 2023-2024 me një rritje të të ardhurave prej rreth 60 milionë euro.
Mbledhja e bordit të drejtorëve të Interit u zhvillua të premten në mëngjes, ku presidenti Zhang mori pjesë në distancë nga Kina, raporton La Gazzetta dello Sport .
Zhang njoftoi zgjatjen e kontratës së Marotta deri në vitin 2027 pas rezultateve pozitive sportive gjatë sezoneve të fundit.
Nerazzurrët kanë fituar dy Superkupa të Italisë dhe dy Coppa Italia gjatë qëndrimit të Simone Inzaghit dhe arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Kontrata e Marottas do të skadonte në qershorin e ardhshëm, dhe sipas Gazzetta, Piero Ausilio dhe Dario Baccin do të nënshkruajnë po ashtu marrëveshje të reja me Interin gjatë javëve të ardhshme.
Bordi i drejtorëve miratoi edhe rezultatet financiare për tre muajt e parë 2023-2024.
Interi rriti të ardhurat me rreth 60 milionë euro nga korriku në shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Telegrafi/
Abdixhiku fton Kurtin të përballen në debat televiziv: Të ba...
Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Ba...
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe...
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit