Interi e ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin e ri nën udhëheqjen e trajnerit Antonio Conte.
“Nerazzurrët” kanë përforcuar tutje kreun e tabelës me tri pikët e siguruara ndaj Sampdorias në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A pasditen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Alexis Sanchez realizoi dy gola të njëpasnjëshme në pjesën e parë (20′, 22′) para se të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga fusha në minutën e dytë të pjesës së dytë.
Në mungesë të tij, nikoqirët ngushtuan disavantazhin duke shënuar me anë të Jakup Janktos për 1 me 2 në minutën e 55′.
Por, Interi gjeti portën sërish duke shuar shpresat e skuadrës në stadiumin Luigi Ferraris për rikthim në minutën e 61′ përmes Roberto Gagliardinit.
Interi pas gjashtë ndeshjeve ka pikë maksimale – 18 dhe udhëheq kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Juventusi në pozitën e dytë, ndërsa Sampdoria vazhdon qëndrimin në fund të tabelës me vetëm tri pikë./arbresh.info/
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...